Edhe Johnny Depp nuk bëri përjashtim! Aktori i njohur e përdori rrëmujën e krijuar me gjyqin kundër Amber Heard si frymëzim për albumin e tij muzikor.

Johnny Depp regjistroi një album të ri me Jeff Beck që përfshin këngë të reja për ish-gruan e tij Amber Heard. Beck dhe Depp bashkëpunuan në albumin e ri pasi Beck e ftoi papritur Depp që t’i bashkohej atij në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në njërën prej këngëve, Depp dëgjohet duke kënduar: “Mendoj se ke thënë mjaft për një natë”.
“Ti je ulur aty si një qen me kruarje shtatëvjeçare… Po të kisha një monedhë, nuk do të ta jepja”, këndon ai në një këngë tjetër, të quajtur “Sad Motherf**kin’ Parade”.

Tekstet e këngëve kanë shkaktuar mjaft polemika në rrjetet sociale duke u konsideruar nga fansat e Amber Heard si përpjekje për të përfituar nga një çështje kaq delikate.
Mirëpo Depp nuk e përmend Heard drejtpërdrejt ose në emër, kështu që të gjitha janë spekulime.

Kujtojmë që më 15 korrik, albumi u vu në dispozicion. Vetëm dy nga këngët e albumit janë origjinale nga Depp; pjesa tjetër janë kovera të këngëve nga Lou Reed, The Velvet Underground dhe The Beach Boys.
Të dy kanë bashkëpunuar më parë për muzikë; në vitin 2020, ata publikuan një kover të “Isolation” të John Lennon. Ata gjithashtu performuan koverat e “What’s Poing On” nga Marvin Gaye, “Let It Be Me” nga The Everly Brothers, “Little Wing” nga Jimi Hendrix dhe “The Death and Resurrection Show” nga Killing Joke.
© Panoramaplus.al
