10 Dhjetor, 2018

Pas bashkëpunimit me Elvana Gjatën, reperi i njohur rrezikon 15 vite burg


Ty Dolla Sign është reperi i njohur amerikan, i cili solli hitin “Off Guard” me këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ai tashmë mund të jetë pranë burgosjes, pasi është i përfshirë në rrjetin e drogës.

TMZ shkruan se Ty Dolla Sign do të përballet me tri akuza të rënda të cilat janë posedimi i kokainës, posedimi i tetrahidrokanabidolit dhe kanabisit.

Gjithashtu bëhet e ditur se nëse gjykata vendos ta shpallë fajtor reperin, ai mund të dënohet me 15 vite burg.

Ndërkohë arrestimi i tij u bë më 5 shtator nga policia në Atlanta, të cilët gjetën drogë në çantën e tij. Por deri tani nuk është përcaktuar data kur do dalë në gjyq.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al