
“My sugarboo.. I’m levitating”… DaBaby ka fluturuar drejt Kosovës.
Reperi amerikan i cili bashkëpunoi me Dua Lipën në 2020 për super hitin “Levitatig” tashmë ndodhet në vendin e saj të origjinës. Nuk dihet nëse bashkëpunimi me artisten shqiptare ndikoi në vizitën e tij, por DaBaby, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Lyndale Kirk ka mbërritur në Prishtinë pak orë më parë pasi do performojë në një nga klubet e qytetit.
I veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë me varse rreth qafës, reperi u shfaq në aeroportin “Adem Jashari” me një tufë parash në duar gjatë zbritjes nga aeroplani. “Sapo zbrita në Kosovë, shtet i ri me një gjuhë ndryshe…dhe unë nuk kam publikuar asnjë album në dy vite. Dashuria globale ka qenë ndryshe”, shkroi DaBaby në Instagram.
View this post on Instagram
Ylli amerikan vitin e kaluar pati një rënie në karrierë pas deklaratave homofobike që ai bëri në festivalin “Rolling Loud”, të cilat u bënë temë diskutimi në të gjitha mediat. Gjë për të cilën i doli kundër edhe Dua e cila deklaroi se edhe pse ka një bashkëpunim me të nuk ndajnë qëndrime të njëjta.
Më pas DaBaby u detyrua t’i kërkonte falje komunitetit LGBTI+, por pavarësisht kësaj, shumë festivale filluan ta bojkotojnë atë dhe kështu ai humbi shumë koncerte. Kjo “rënie” mendohet se ka qenë arsye se pse ai ka pranuar të këndojë edhe në koncerte private në Kosovë.
© Panoramaplus.al

