Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni ka bërë një ndryshim drastik që nga dalja e saj e parë në ekran. 23-vjeçarja vendosi gjatë kohës që ishte në program që të përdorte metodën e balonit gastrik për të rënë në peshë jo vetëm për tu dukur bukur fizikisht, por edhe për shëndetin e saj.

Mirëpo, ky nuk është ndryshimi i vetëm që Trifoni ka bërë. Së fundmi, teksa ishte e ftuar në ditëlindjen e Ana Kaurit, një tjetër ish-konkurrente, Tea është filmuar nga persona të tjerë të pranishëm dhe detaji që ra në sy ishte gjoksi i saj.

E veshur me një kostum të bardhë dhe me një “crop top” ngjyrë lejla, nuk kishte si të mos vihej re madhësia e gjoksit të saj në krahasim me atë që ka pasur kur ka hyrë për herë të parë në program.

Pas ndarjes nga Beart Rexhepi, Tea po shijon një romancë të re me një djalë të panjohur për publikun. Ajo ka zbuluar se i dashuri e ka bërë për vete me komplimente për inteligjencën e saj dhe jo për sytë. Gjithashtu ka treguar se nuk do ta bëjë asnjëherë publik atë.

Megjithatë, fansat e saj e kanë filmuar disa javë më parë duke ecur me partnerin në rrugët e Sarandës ku dyshja po kalonte disa ditë pushimi. I dashuri i Trifonit quhet Enkeleo Hoxha dhe ai ndiqet në Instagram jo vetëm nga Tea, por edhe nga motra e saj, Maria Trifoni, si dhe nga Fatjon Kuqari, që ishte edhe “shkaku” i njohjes së çiftit.


