17 Mars, 2022

Pas arrestimit të Elsa Lilës në Itali, reagon Rezarta Shkurta: E kam dashur që kur isha fëmijë


Gjatë ditës së djeshme në mediat italiane u raportua se këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila ishte arrestuar pasi ishte si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës. Ndër të tjera, mediat italiane shkruan se Lila, ishte ajo që mbante “kutinë e babagjyshit”, duke nënkuptuar këtu arkën me para që fitohej nga rrjeti.

 

Të shumtë kanë qënë personazhet publikë që kanë reaguar pas këtij lajmi të bujshëm duke e mbështetur ose jo artisten.
Së fundmi, këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka publikuar disa pastime në llogarinë e saj në Instgram teksa ka deklaruar se, Elsa Lilën e ka dashur që kur ishte fëmijë.

‘’Unë Elsën e kam dashur që kur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht. Le ta nisim me pak art të vërtet, që një artiste e madhe e sjell lehtë. Pa temenara, vetëm me zërin e shpirtit’’, shkruan ajo krah videos së Lilës duke performuar në skenë.


Sakaq, Shkurta ka ndarë një tjetër postim teksa në formë shkaje ka thënë se kush bën bashkëpunime me Pirro Cakon, e kap tersi me ligjin.
‘’E gjeta kush e ka fajin! Kush bën këngë me Pirron e kap tersi me ligjin’’, ka shkruar sipërmarrësja,

© Panoramaplus.al