Ditën e sotme bëri bujë në medja arrestimi i reperes, Loredana Zefi, nga policia zvicerane. Ajo akuzohej për mashtrim dhe zhvatje të parave ndaj një çifti zviceran.
Madje thuhej se Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati kanë kanosur dhe mashtruar çiftin, duke i zhvatur atij rreth një milion franga.

Sipas mediave vendase, ata të dy i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.
Lidhur me këto lajme ka reaguar vëllai i reperes, Bekim Zefi, i cili ka mohuar gjithçka duke i cilësuar gënjeshtra. Ai ka reaguar përmes një videoje në “Instagram”, ku thotë se nuk janë të vërteta ato që po shkruajnë mediat.
“Po të ishte kjo krejt e vërtetë çka po shkruhet në medie, unë nuk do të isha sot në liri më 8 maj 2019. Këto janë rrena, këto janë fjalë të fëlliqta. Ata që na kanë inati…”, shprehet ai duke e lënë fjalën përgjysmë.
“Këto janë montazhe, s’po i kuptoj as vetë. Derisa nuk merret një vendim gjykate, je i pafajshëm. Unë atë gru kurrë në jetë time nuk e kam pa as nuk e njoh. Ajo mundet me ba manipulime, por le ta gjejë dikush ndonjë video që unë kam fole me të, ose ndonjë fotografi me të. Ky është një manipulim, dikush ka manipulu zviceranen, ajo grua ka probleme psikike. Ajo ka nejt edhe në psikiatri, nuk është njeri serioz”, ka thënë Bekimi për “Gazeta Express”.

“Loredana nuk është në paraburgim, e kanë marrë në pyetje një orë dhe e kanë liru. Loredana s’ka të bëjë asgjë me mashtrim, dikush e ka shfrytëzu rastin me ba kanosje ndaj saj. Pse nuk e paskan qitë pra gazetat në 2016 para 3 viteve pra?”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se Loredana u akuzua se i kishte marrë 700 mijë franga çiftit zviceran. Mediet e huaja raportojnë se rep-artistja është liruar pas marrjes në pyetje.
© Panoramaplus.al
