Për dy ditë radhazi, reperja Loredana Zefi ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të akuzave që janë bërë kundër saj për mashtrim.

Mbi Loredanën rëndojnë akuzat se ka mashtruar dhe kërcënuar një çift zviceran duke i zhvatur rreth një milion franga së bashku me të vëllanë.

Rreth këtyre lajmeve, më në fund reperja ka vendosur që të reagojë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.
Loredana ka njoftuar se ditën e sotme do të jetë në një konferencë shtypi së bashku me dy avokatët e saj, për të sqaruar njëherë e mirë këtë çështje.

“Ju ftoj që sot me fatën 10.05.19 (e premte), në ora 12:00 të vini në konferencë për media, ku unë do të jem me avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku, për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media të ditëve të fundit lidhur me atë ç’ka ka ndodhur në të vërtetë, në rastin në Zvicër”.

Më pas reperja bën një tjetër postim, ku tregon se konferenca nuk do të jetë në orën 12:00, por në 14:00, për shkak të angazhimeve të avokatëve të saj.
Na mbetet të presim se çfarë do të thotë sot Loredana në konferencë!
© Panoramaplus.al
