Këngëtarja e njohur latine, Shakira, prej disa kohësh tashmë ka qenë në titujt e mediave të huaja. Pas divorcit të bujshëm me Piquen, suksesit në muzikë, artistja duket se është përballur dheme disa probleme me ligjin spanjoll.

E teksa në rrjet po përflitet se ajo është paditur nga disa prokurorë për mashtrim tatimor në Spanjë, ylli ka vendosur të përgjigjet me anë një videoje në rrjetet sociale.
Përmes rrjetit social TikTok, amerikano-jugorja e ka lënë mënjanë këtë problem, ku e pashqetësuar shfaqet duke kërcyer me hitin e saj të ri ‘El Jefe’.
@shakira #duet with @BELLA DOSE This is so cute I just had to be in it! #ElJefe ♬ El Jefe – Shakira & Fuerza Regida
Kujtojmë se Shakira, ishte akuzuar më parë në maj 2022 për mashtrim të dyshuar tatimor në Spanjë, pasi ajo mesa duket nuk kishte paguar taksat midis 2012 dhe 2014,duke pasur rezidencën e saj tatimore në qytetin e Barcelonës.
Përballë akuzës ajo deklaroi se gjatë asaj kohe ka banuar në Bahamas, duke vizituar herë pas here Spanjën.
Tani, raportohet se ajo do të gjykohet nga 20 nëntori në Gjykatën e Barcelonës për mashtrim të 14.5 milionë eurove të tjera, në një akuzë të re që u nis edhe nga një ankesë nga Prokuroria për Krimet Ekonomike të rajonit katalanas. .
Këtë herë prokuroria publike ka propozuar në ankesën e saj që artistja kolumbiane të dëshmojë si e pandehur me videokonferencë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u shpërngul nga Barcelona pas divorcit.


