Vitet e fundit, ‘Inteligjenca Artificiale’ në përgjithësi dhe më konkretisht, përdorimi i teknologjive për të ‘ringjallur’ yjet legjendarë të muzikës sa vjen dhe po shtohet më shumë.

Dhe tashmë Inteligjenca Artifciale do të shërbejë për të rikrijuar këngën e grupit legjendar ‘Beatles’ pas 50 vitesh, duke vendosur zërin e këngëtarit të ndjerë John Lennon. Vokalisti i grupit, Paul McCartney, tregpi se ata kishin përdorur ‘AI’ për të krijuar një këngë të re të Beatles duke përdorur zërin e artistit të ndjerë. Sipas Mçartney, kënga pritet të publikohet këtë vit.
Grupi muzikor më me ndikim në histori, “The Beatles”, u formua në Liverpool në vitin 1960. Katër anëtarët e ‘Beatles’- John Lennon, Paul McCartney, Jon Harrison dhe Ringo Starr ndryshuan muzikën përgjithmonë në vitet ’60.
Këngët e tyre, Let It Be, Abby Road, Penny Lane, Lucy in the Sky ëith Diamonds dhe shumë të tjera, ende kryesojnë listat e luajtjes së fansave në mbarë botën.
Megjithë suksesin e tyre masiv, grupi u shpërtheu në vitin 1970 dhe secili gëzonte sukses si artist solo. Bota u trondit kur këngëtari dhe kompozitori i Beatles, John Lennon ndërroi jetë në dhjetor 1980. Në vitin 2001, Harrison gjithashtu vdiq nga kanceri në mushkëri.
McCartney beson se AI ka “përdorime të shkëlqyera”. Sipas mendimit të tij, teknologjia e inteligjencës artificiale ishte e frikshme, por emocionuese, dhe ai vuri në dukje se do të duhej të shohin se ku do i çojë kjo.
Kënga është një nga disa projektet e papublikuara në një kasetë të etiketuar “For Paul” që Lennon regjistroi përpara se të ndërronte jetë.

© Panoramaplus.al

