Pas suksesit që patën me bashkëpunimin e tyre “A don love”, reperi Noizy dhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e prishën marrëdhënien dhe nuk ndiqeshin më as në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë nuk foli asnjëri, e si pasojë asnjëherë nuk u mor vesh se çfarë ndodhi saktësisht mes tyre. Por Dafina e Noizy nuk u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk publikun foto së bashku në “Instagram”.

Por mesa duket gjërat mes tyre janë sqaruar. Pas pesë muajsh, dy këngëtarët kanë filluar të ndiqen sërish në “Instagram” dhe kjo është një shenjë e qartë se ata kanë bërë paqe.

Pavarësisht mosmarrëveshjes që ata kishin, Dafina e Noizy vazhdojnë të jenë të suksesshëm në muzikë dhe sjellin vazhdimisht këngë të reja që kthehen në hite.
© Panoramaplus.al
