Më 14 shkurt, Baby G zbuloi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se ishte më e dashuruar se kurrë.

Këngëtarja shfaqej në krahët e partnerit të saj, Lim Hoti, i cili është një artist i ri në tregun muzikor.
Pasi bënë publike lidhjen e tyre, ta nuk e kishin aspak problem që të publikonin foto me njëri-tjetrin apo të bënin dedikime dashurie.
Çifti gjithashtu publikoi edhe një projekt të përbashkët muzikor me titull “Pretty gangster” dhe flet për historinë e tyre të dashurisë.
Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku, por tashmë duket se mes Baby G dhe Lim Hotit, gjërat nuk janë aspak mirë.
“Prive.al” shkruan se ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe Baby G ka fshirë nga “Instagram”-i të gjitha postimet që kishte më të.
© Panoramaplus.al
