Një ndër programet më të pëlqyer për të rinjtë e talentuar në muzikë do të rikthehet së shpejti në ekran.

Pak ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu dha një shenjë se mund të kishte një rikthim të “X Factor”, por gjithçka mbeti në kuadrin e një pyetjeje për fansat e programit.
Por mesa duket, pas një mungese të gjatë prej 4-vitesh, “X Factor” do të rikthehet për të nxjerrë një tjetër talent në skenën shqiptare.

Burime për “Anabel” kanë konfirmuar se “po, X Factor do të rikthehet së shpejti në Klan”.
Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2015, kur u dha dhe edicioni i fundit i spektaklit, fituese u shpall Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të ndjerë të “Djemtë e Detit” Gent Demaliaj.
© Panoramaplus.al
