18 Shkurt, 2022

Pas 4 muajsh qëndrimi në BBVIP, ja kush është finalisti i parë që largohet nga shtëpia


Pas më shumë se katër muaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, sonte ka lënë shtëpinë Beniada Nishani, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mije eurosh.

beniada-nishani-65464567890-696x392-1-770x434

Megjithatë, si finaliste ajo ka përfituar shumën e 10 mijë eurove dhe do të jetë prezantuese në emisionin “Procesin Sportiv”, përkrah Edi Manushit. Beniada është konsideruar nga publiku si një banore tepër pozitive dhe e dashur.

 

Pak minuta para largimit, Beniada Nishani ka takuar në Big Brother babain e saj dhe shumë nga familjarë, te cilet kishin ardhur nga Shijaku. Ajo u emocionua pa fund kur ka parë të atin, ndërsa tha se kjo eksperiencë ka qenë e paharrueshme për të.

Për ta surprizuar gjithashtu në BB VIP hyri edhe Sinan Hoxha, një nga këngëtaret e preferuar të saj.

Arbana: Ti i ke zhgënjyer të gjithë për mirë, sepse kanë thënë të gjithë që kjo do jetë ndonjë nga ato të lehtat. Single hyri, single doli.

Babai: Ke qenë e shkëlqyer. Të kam parë 24 orë. Je dielli im.

Beniada: Kam dashur të vij si vajza e dy emigrantëve shqiptarë, kur erdhi propozimi thashë ky është momenti. I kisha premtuar vetes që do ia dilja, BB VIP ishte nje kometë për mua. Se unë nuk di mirë as shqip dhe kisha frikë nga të gjitha paragjykimet. Po isha e sigurt që do ia dilja. Kam pas disa momente të vështira këtu, por ja kam dalë, doja ti tregoja babit që jam e fortë. Të gjitha surprizat që na keni bërë kanë qenë më të bukurat. Beniadën tani e njeh e gjithë Shqipëria, sot nuk dua të dal, kjo shtëpia është magji. Kam qenë shumë e lumtur këtu.

© Panoramaplus.al