17 Korrik, 2022

Pas 4 javësh të ndarë, Kim Kardashian udhëton drejt Australisë për të takuar Pete Davidson


Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë bërë sërish bashkë pas 4 javësh që kanë qëndruar larg njëri-tjetrit.

41-vjeçarja është fotografuar teksa ka mbërritur në aeroportin Cairns në Queensland të Australisë, ku i dashuri i saj është duke filmuar filmin Wizards’ përkrah Orlando Bloom.

Kim po shkon në Australi për të vizituar Pete këtë fundjavë,” ka thënë një burim për E!News. “Ajo donte të kalonte kohë me fëmijët e saj para se të ikte dhe bëri disa udhëtime të veçanta me ta. Tani ajo është larguar për të parë Pete dhe është shumë e emocionuar.”

Themeluesja e SKIMS, e cila ka 4 fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-burrin Kanye West, u fotografua duke zbritur nga avioni i saj privat më 16 korrik, e veshur me një veshje krejt të zezë. Çifti, i cili filloi të takohej vjeshtën e kaluar, ka qenë fizikisht i ndarë për katër javë.

Ndërsa Pete ka qenë i zënë duke punuar në anën tjetër botës, Kim e ka treguar dashurinë e saj nga larg përmes rrjeteve sociale. Më 11 korrik, ylli i Kardashians postoi disa foto të lezetshme të çiftit në Instagram, duke përfshirë foto të tyre duke u qetësuar pranë një pishinë dhe Kim duke mbështetur këmbët e saj në gjoksin e komedianit.

 

© Panoramaplus.al