Në fund të vitit që lamë pas, këngëtari i njohur Stine njoftoi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se i kishte dhënë fund marrëdhënies së tij me partneren, Graciela.

“Kam bindjen e plotë se do të funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë”, sqaroi ndër të tjera Stine në atë kohë, por tani ku postim nuk ekziston më në profilin e tij.

Një ditë më parë, këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Pasditja ime”, e kur u pyet për Gracielën ai u shpreh se ka “një dritë jeshile” për rikthim.

“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, u shpreh Stine, i cili shtoi se gjithçka ishte akumuluar për një kohë të gjatë dhe më pas shpërtheu për gjëra fare të vogla.
Ndërkohë Stine dhe Graciela kanë një vajzë të quajtur Estia.


