Dy vite më parë, kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi, vendosën që të shkonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të nisur një jetë të re.

Gjatë kësaj periudhe, Shpëtimin dhe Mirën, i kemi parë vetëm në profilet e “Instagram”-it te fëmijët e tyre.

Por mesa duket një ndër imazhet më të ëmbla të muzikës shqiptare në vitet ’90 është rikthyer në Tiranë për disa ditë pushimesh.

Këngëtarja ka lyer flokët në një nga sallonet e bukurisë në kryeqytet ku është fotografuar me look-un e ri dhe pa make-up.

E në fakt duket sikur koha ka ndaluar për nënën e dy fëmijëve, e cila ka mbetur një zonjë njësoj e hijshme dhe e ëmbël si 20 vite më parë.


