10 Korrik, 2021

Pas 17 vitesh lidhje, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha drejt altarit! Publikohet data e dasmës


Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë shumë shpejt.

rezarta shkurta ermal hoxha (11)

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë këngëtarja mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një postimi në Instastory.

rezarta shkurta ermal hoxha (14)

Ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj një foto në të cilën shiheshin disa pako të bardha të paketuara me fjongo ngjyrë rozë.

rezarta shkurta ermal hoxha (12)

Krahas imazhit, Rezarta shkroi “12 korrik 2021. Dita jonë. Rezarta dhe Ermal”, duke zbuluar se pas dy ditësh do të mbahet edhe ceremonia e tyre martesore.

rezarta shkurta ermal hoxha (18)

Çifti janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve të shumta dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

rezarta shkurta ermal hoxha (15)

Ata i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie dhe duket se janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

rezarta shkurta ermal hoxha (9)

Pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019.

rezarta shkurta ermal hoxha (4)

Sigurisht që ajo e pranoi propozimin ndërsa publikoi një foto të momentit me shkrimin: “Unë thash po…? Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashkë…Në të mirë e në të keqe, gjithmonë pranë teje… Të Dua.”

rezarta shkurta ermal hoxha (7)

Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie.

rezarta shkurta ermal hoxha (2)

Rezarta dhe Ermali u bënë prindër për herë të parë në vitin 2013, kur mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.

rezarta shkurta ermal hoxha (5) rezarta shkurta ermal hoxha (6) rezarta shkurta ermal hoxha (1) rezarta shkurta ermal hoxha (9) rezarta shkurta ermal hoxha (8) rezarta shkurta ermal hoxha (10) rezarta shkurta ermal hoxha (13) rezarta shkurta ermal hoxha (16) rezarta shkurta ermal hoxha (17)

© Panoramaplus.al