15 Korrik, 2023

Partnerja e Mauro Icardit shtrohet në spital dhe diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë, modelja vuan nga…


Modelja dhe prezantuesja e njohur Wanda Nara disa ditë më parë është shtruar me në spitalin e Buenos Aires, pasi ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Mbrëmjen e së mërkurës partnerja e futbollistit së bashku me këtë të fundit ka mbërritur në spital me dhimbje të forta në stomak. Pas kësaj, mjekët vendosën që ajo t’i nënshtrohej të gjitha analizave të nevojshme.

Mirëpo së fundmi Jorge Lanata në emisionin e tij në Radio Mitre është shprehur se partnerja e Mauro Icardit vuan nga leuçemia.

Ndërsa mediat vendase kanë raportuar se modelja është transferuar në spitalin Sanatorio de Los Arcos, i cili ndodhet në kryeqytetin argjentinas.

© Panoramaplus.al