29 Korrik, 2019

Partneri i saj festoi ditëlindjen, këngëtarja e famshme ndërpreu koncertin për t’i bërë surprizën më të bukur


Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, festoi pak ditë më parë 50-vjetorin e saj. Ajo kishte organizuar një super festë me rastin e ditës së saj të veçantë.

Por në familjen e saj pari sërish festë, pasi Alex Rodriguez festoi dje ditëlindjen e tij të 44-t.

JLo është duke mbajtur një turne muzikor “It’s My Party” anembanë botës dhe pranë kishte dje edhe gjysmën e saj, i cili e shoqëron gjithmonë.

E teksa po performonte në Miami, Florida, ajo e ndërpreu performancën, për t’i kënduar Alex-it këngën e ditëlindjes së bashku me mijëra persona të pranishëm.


Alex mbeti i befasuar ndërsa vazhdimisht puthte JLo-në dhe fëmijët e tij. Në skenë mbërriti dhe një tortë gjigante me emrin e tij dhe një shkop bejsbolli.

Këngëtarja më pas ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

WE LOVE YOU!!!!!!!!! ❤️???

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on


“Duke festuar për ty sot dhe çdo ditë dashuria time … S’ka si ti, ti je stuhia ime dhe qetësia ime në mes të stuhisë … faleminderit që je një dritë kaq e bukur në jetën time … duke të uruar ditëlindjen më të bukur!!! Gëzuar ditëlindjen 13!”, shkruan 50-vjeçarja.

Ndërkohë Arod ka zbuluar se edhe për atë ishte organizuar një festë e çmendur, ku vetë ai ka kënduar dhe Jennifer bëri twerk, sikur të ishin adoleshentë.

© Panoramaplus.al