Partizani u shpall kampion në ndeshjen e zhvilluar këtë të diel, ndërsa stadiumi ishte i tejmbushur me tifozë.
Mes tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga.
Këngëtarja është fotografuar teksa ka qenë në stadium për të mbështetur portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.
Këngëtarja është fotografuar së bashku me mikeshën e saj, duke ndjekur me vëmendje ndeshjen e duke festuar fitoren.





