Pak ditë më parë, Almeda Abazi dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë.

E djali që do të vijë në jetë do të pritet në një tjetër shtëpi dhe jo aty ku nisën të jetonin pas martesës.
Mediat turke shkruajnë se çifti ka blerë një super vilë në Çekmekoy. Vila është 4-katëshe dhe është në qytetin e bukur të Stambollit, ndërsa mësohet se u ka kushtuar 4.5 milionë lira turke.

Sipas mediave vendase, kjo vilë do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë fantastike që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit.
Madje çifti i famshëm është edhe në kërkim të një shtëpiakeje, si dhe të një mamie që do ta ndihmojë bukuroshen shqiptare të rrisë djalin që do të vijë në jetë në 2019-n.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
