Ariana Fejzullahu është në pritje të ëmbël të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu, publikon herë pas here foto me barkun e rrumbullakosur.

Por së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj disa imazhe ku zbulon se ka bërë një ndryshim në look, duke i prerë flokët e saj më shkurt. Ariana ka filmuar veten në pasqyrë me pamjen e re, që duket se po i pëlqen shumë.

Ndërkohë lidhur me shtatzëninë, Ariana dhe Ermani kanë treguar se do bëhen shumë shpejt me një vajzë dhe po e presin me padurim ardhjen e saj në jetë.



