Gratë më të fuqishme në botë vazhdojnë të pasurohen. Janë 14 miliardere në listën e 100 grave më të fuqishme në botë në listën e Forbes të këtij viti, nga 12 që ishin në 2020.

Me një vlerë totale prej 167.1 miliardë dollarë, anëtaret e listës së 2021 janë gjithashtu 16.7 miliardë dollarë më të pasura se vitin e kaluar.
Të gjitha këto 14 gra kanë ndërtuar, fituar ose trashëguar pasuri që e përdorin për të bërë ndryshime të rëndësishme në botë.
MacKenzie Scott, filantropistja dhe ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, është gruaja më e fuqishme e këtij viti dhe deri tani më e pasura në listë.
Këngëtarja Rihanna është e 68-ta në listë si gruaja më e fuqishëm ndërsa pjesë e listës së miliarderëve është bërë këtë vit.
Ylli i popit i ka siguruar të ardhurat nga karriera e saj muzikore, pasi është këngëtarja më e pasur në botë, si edhe nga biznesi i saj, Fenty Beauty, të cilin e nisi në 2017 si një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin francez të mallrave luksoze LVMH.
Një tjetër miliardere e re në listën e Power Women është Falguni Nayar (Nr. 88) nga India, themeluesja dhe CEO i kompanisë së kozmetikës dhe modës “Nykaa”.
Këta janë miliarderet në listën e 100 grave më të fuqishme në botë të këtij viti :
Nr. 1: MacKenzie Scott, 57 miliardë dollarë
Nr. 5: Melinda French Gates, 6.1 miliardë dollarë
Nr. 6: Abigail Johnson, 25 miliardë dollarë
Nr. 19: Safra Catz, 1.7 miliardë dollar
Nr. 23: Oprah Winfrey, 2.6 miliardë dollarë
Nr. 32: Laurene Powell Jobs, 17.1 miliardë dollarë
Nr. 44: Gina Rinehart, 21.6 miliardë dollarë
Nr. 64: Judy Faulkner, 6.4 miliardë dollarë
Nr. 68: Rihanna (Robyn Fenty), 1.7 miliardë dollarë
Nr. 72: Kiran Mazumdar-Shaw, 3.7 miliardë dollarë
Nr. 79: Zhou Qunfei, 10.9 miliardë dollarë
Nr. 88: Falguni Nayar, 7.6 miliardë dollarë
Nr. 89: Lee Boo-Jin, 3.9 miliardë dollarë
© Panoramaplus.al
