Prej gati dy vitesh në krye të një ministrie tipike burrash, siç është ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën jemi mësuar ta shohim mes ushtarakësh dhe në evente me protokoll të rreptë si vetë ministria që ajo drejton.

Por ne kemi arritur të kapim foto në jetën e saj jashtë punës. Zonja Xhaçka ka shfrytëzuar fundjavën për të marrë ajër të pastër dhe për t’u stërvistur nga Liqeni Artificial.

Në shoqërinë e saj është edhe bashkëshorti, Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste, por që në zgjedhjet e fundit nuk ishte në lista. Nuk e dimë nëse ka qenë zgjedhja e tij apo e partisë, por dimë që bashkëshortja ndërkohë po bën një karrierë të lakmueshme si ministre e Mbrojtjes.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
