Këtë vit, patë fatin shumë vajza të njohura shqiptare që të parakalonin në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Mes tyre ishte edhe modelja, Heidi Lushtaku.

Ka disa ditë që modelja shqiptare publikon në profilin e saj në “Instagram” momente nga qëndrimi i saj atje, si dhe marrjes pjesë në premierat e filmave.

Por së fundmi, Heidi ka publikuar disa fotografi që i ka befasuar fansat e saj të shumtë. Ajo ka bërë një veprim që i ka lënë të habitur të gjithë në tapetin e kuq.

Modelja shqiptare u ka nxjerrë gishtin e mesit paparacëve në paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit.

Nuk dihet nëse Lushtaku e kishte me ndonjë në veçanti, apo çfarë mendonte në ato momente që bëri atë veprim.
© Panoramaplus.al
