26 Gusht, 2021

PAMJET/ Jahti luksoz i personit të dytë më të pasur në botë ankorohet në Sarandë


Jahti luksoz i një prej personave më të pasur në botë është ankoruar në brigjet shqiptare.

Bëhet fjalë për themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos, një nga jahtet e të cilit është parë në bregdetin e Sarandës këtë të mërkurë.

Korespondentja e Panorama, Shpresa Dine e cila sjell edhe pamjet, konfirmon se jahti luksoz “Flying box” i përket personit të dytë më të pasur në botë.

Jahti i Jeff Bezos është ankoruar në brigjet e Sarandës për t’u furnizuar me karburant dhe mësohet se do të largohet ditën e enjte.

***

Themeluesi i “Amazon”, Bezos, nuk është më njeriu më i pasur në botë, titull të cilin e ka mbajtur për një periudhë të gjatë.

Richard Arnault, pronari i markës luksoze “Louis Vuitton”, është personi që ka zënë tashmë vendin e parë, pasi raportohet se ka një pasuri me vlerë 196 miliardë dollarë, sipas “Insider”. Ndërkohë, pasuria neto e Bezos është 186 miliardë dollarë.

Chairman and Chief Executive of LVMH Bernard Arnault poses following the presentation of the group's environmental "Life" program (LVMH Initiatives For the Environment) on September 25, 2019 at LVMH headquarters in Paris. (Photo by ERIC PIERMONT / AFP) (Photo by ERIC PIERMONT/AFP via Getty Images)

Përkundër pandemisë, me të cilën e gjithë bota po lufton ende, “Louis Vuitton” pati një rritje të fitimeve kur vaksina filloi të shpërndahej dhe njerëzit nisën të blinin përsëri. Në fakt, shumë prej markave të kompanisë regjistruan shitje rekord në gjysmën e parë të 2021-it, raporton “Insider”.

jeff bezos (5)

“Amazon” njoftoi një rënie të të ardhurave prej afërsisht 7 për qind, që do të thotë se Bezos ka të ngjarë të ketë humbur rreth 14 miliardë dollarë në një ditë të vetme.

Këta dy faktorë bënë që themeluesi i “Blue Origin” të humbte vendin e tij të parë si njeriu më i pasur në botë.

© Panoramaplus.al