13 Shtator, 2022

Pamje të rënda/ Po darkonte me të dashurën e tij, reperi i njohur qëllohet në mes të restorantit. Dërgohet me urgjencë në spital


Reperi PnB Rock është qëlluar  papritur dëteksa darkonte me të dashurën e tij në një restorant ‘Roscoe’s Chicken and Waffles’. Një video për TMZ tregon reperin duke luftuar për jetën.

Punonjësit e restorantit  ndodheshin në gjendje paniku teksa reperi ishte shtrirë në dysheme. Burime nga forcat e rendit thonë se kanë marrë një telefonatë në restorant në orën 1:23 të pasdites për një prson të plagousr.

Videoja tregon Rokun ende duke lëvizur, por thuhet se është në rrezik për jetën.

“Ne nuk kemi ende ndonjë informacion mbi personin që qëlloi, por e dimë se PnB ishte atje duke darkuar me të dashurën e tij, Steph , e cila postoi një foto të vaktit të tyre”- u shpreh një burim për TMZ.

“Duket se sulmuesi kishte në shënjestër PnB, sepse askush tjetër nuk u qëllua apo u sulmua, dhe kishte shumë njerëz që hanin brenda restorantit”- shtuan ata.

Burimi shton se duket se sulmuesi ka hequr bizhuteritë nga PnB dhe më pas është larguar. PnB kishte postuar më parë një video të tij të veshur me disa zinxhirë diamanti/argjendi.

Thuhet se ka kamera vëzhgimi brenda restorantit, kështu që mund të ndihmojë policinë për të kapur sulmuesin.

Rock është me origjinë nga Philly, por e quan LA shtëpinë e tij. Ai publikoi mixtape-in ​​e tij debutues në qershor 2014, dhe në 2015 nënshkroi një marrëveshje rekord me Atlantic Records. Në vitin 2016, Rolling Stone renditi PnB në listën e “10 artistëve të rinj që duhet të dini”.

© Panoramaplus.al