Pamela Anderson dhe Jon Peter janë ndarë pas 12 ditësh martesë.

“Do ishim shumë mirënjohës nëse do të na mbështesni ndërsa ne marrim pak kohë për të rivlerësuar atë që duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri,”– tha aktorja 52-vjeçare për CNN.
Ish ylli i “Baywatch” dhe producenti i famshëm u martuan në një ceremoni në Malibu të Kalifornisë në 20 janar.
Dasma nuk u zyrtarizua kurrë, tha Anderson në deklaratë.
Peter është një producent i madh dhe ka prodhuar filma si “A Star is Born” në 1976 dhe “Batman” në 1989.
Dyshja ishin të lidhur në shumë se 30 vite më parë, ndërsa u rikthyen së bashku vitin e kaluar.
Si Pamela ashtu edhe Peter ishin martuar edhe katër herë të tjera me partnerë të ndryshëm.


