7 Tetor, 2021

Paloma rrëfen sfidat në fillimet e karrierës së saj: Aldo i mëngjesit ishte xheloz për mua, sepse…


Gazetarja e njohur, Paloma, vendosi të fliste për fillimet e karrierës së saj dje. Konkurrentja e “Big Brother VIP” po bisedonte me Arjola Demirin teksa ishin ulur në krevat tek dhoma e gjumit.

paloma aldo lipe (1)

Gjatë bisedës, Paloma, emri i vërtetë i së cilës është Rudina Demneri, zbuloi se kolegu i saj, Aldo Lipe, në atë kohë bëhej xheloz për të. Për këtë arsye, sipas gazetares, ai është munduar që t’i denigronte figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.

paloma aldo lipe (7)

M’u propozua një emision mëngjesi atëherë, ‘Good Morning Albania’. Do dilja si gazetare që do raportoja lifestyle-n, përditshmërinë… Se dua të flas se s’kam fol kurrë për këtë pjesë.

Edhe fillova të familjarizohesha shumë me shqiptarët. Bëja gjëja që i ndjeja moj, gjëra që kisha shumë dëshirë t’i shprehja, ndaja emocione, dilja jashtë formatit të programit. Tanit filloi t’i pëlqente ideja e spontanitetit tim, e energjisë, e lojërave, po isha fëmijë”,- dëgjohet të thotë Paloma.

paloma aldo lipe (4)

Rudina u cilësua si konkurrentja më “kapriçoze” e “Big Brother VIP”, pasi e kishte pasur me shumë mëdyshje hyrjen në këtë format. Gjatë klipit prezantues, ajo kishte një kërkesë shumë të rëndësishme: që në shtëpi të kishte palestër dhe të mund të takonte një trajner personal tre herë në javë, sepse dëshiron të “stërvisë vithet” në mënyrë që deri në verë të ketë bërë “super trup”, siç u shpreh ajo.

paloma aldo lipe (2) paloma aldo lipe (6)

© Panoramaplus.al