Vetëm dy javë pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada do shfaqet sonte te “Procesi Sportiv” për herë të parë.

Teksa ishte pjesë e formatit, ajo mori një propozim për të qenë pjesë e emisionit sportiv. Gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP”, atë e nxorën nga shtëpia për ta dërguar te studio e emisionit.
Aty ndodhej Edi Manushi me Alesia Bamin dhe me disa të ftuar të tjerë, të cilët ishin mbledhur pikërisht për t’i zbuluar Beniadës se çfarë e priste atë pas përfundimit të aventurës: moderimi. Modelja pranoi pa hezitim duke thënë se tashmë do i duhet të përmirësojë shqipen me të cilën ka probleme pasi nuk është rritur në Shqipëri.
Ditën e sotme Beniada ka hedhur një foto në Instastory nga prapaskenat e emisionit. Po ashtu ajo ka postuar dhe dy foto të sajat duket zbuluar se sonte do shfaqet në ekran.

Kujtojmë se pas finales, Beniada zbuloi se do jetonte në Shqipëri. Ajo tha se ka qenë gjithnjë dëshira e saj që të shpërngulet në vendin e origjinës dhe më në fund po e realizon.
© Panoramaplus.al

