18 Maj, 2021

Pak pas divorcit, Bill Gates hetohet për marrëdhënie intime me një punonjëse të “Microsoft”


Bordi i drejtorëve të “Microsoft-it” punësoi një firmë private avokatie për të hetuar për një marrëdhënie intime të vjetër mes Bill Gates dhe një punonjëseje të kompanisë.

bill gates (1)

Hetimi u zhvillua muaj para se miliarderi të hiqte dorë nga bordi vitin e kaluar, raporton “New York Times”.

Microsoft pati një shqetësim në gjysmën e fundit të vitit 2019 se Bill Gates u përpoq të fillonte një marrëdhënie intime me një punonjëse të kompanisë në vitin 2000,”- tha një zëdhënës i kompanisë.

Një komitet i bordit shqyrtoi shqetësimin, i ndihmuar nga një kompani e jashtme ligjore, për të kryer një hetim të plotë. Gjatë gjithë hetimit, ‘Microsoft’ siguroi mbështetje të gjerë për punonjësin që ngriti shqetësimin.”

Gates, bashkëthemeluesi i “Microsoft” dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka tërhequr vëmendje javët e fundit pas divorcit me Melinda Gates, duke i dhënë fund një martese 27-vjeçare.

bill gates (2)

Një raport tjetër, në “The New York Times” të dielën, detajonte se si Gates dyshohet se pati marrëdhënie me disa gra që kishin lidhje me “Microsoft” dhe me fondacionin e tij, duke krijuar “një reputacion për sjellje të diskutueshme në mjediset e lidhura me punën”.

Por, sipas “Times”, ishte miqësia e Gates me Jeffrey Epstein, i cili u dënua për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura 14-vjeçare, që e shqetësoi Melinda Gates dhe çoi në divorc.

Por zëdhënësi i Gates i mohoi këto gjëra, duke thënë se janë publikuar kaq shumë të pavërteta në lidhje me shkakun dhe divorcin e Bill-it.

Gates tha në vitin 2020 se kishte vendosur të largohej nga ordi i “Microsoft” për t’i kushtuar më shumë kohë çështjeve filantropike.

© Panoramaplus.al