Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ditën e sotme do të performojë në skenën e “Eurovision”-it me këngën “Ktheju Tokës”.
Ajo dot ë jetë e 14-a në radhë, ndërkohë që finalja e madhe do të mbahet të shtunën me 18 maj.

Ndërkohë lidhur me perfomancën e saj sonte, ka reaguar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në profilin e “Instagram”-it. Jonida ka një mesazh për të gjithë ne që lidhet me televotimin. Ajo i fton të gjithë që të votojnë numrin 14, që është numri i saj.
“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat❤ #Eurovision #Albania #KthejuTokes #14 #Vote14”, shkruan Jonida bashkëngjitur me videon e publikuar në “Instagram”.
Ju kujtojmë se votat nuk vlejnë nga shqiptarët brenda kufijve të Shqipërisë, kështu që vetëm emigrantët që ndodhen në vendet fqinje dhe adhuruesit e këngës mund të votojnë Jonida Maliqin sonte.
© Panoramaplus.al
