Kylie Jenner po mendon të bëhet sërish nënë, ndërsa romanca e saj me aktorin Timothee Chalamet po forcohet.

Çifti më në fund konfirmoi lidhjen e tyre pas muajsh thashetheme, ku u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë koncertit të Beyonce muajin e kaluar.
Që atëherë, ata janë parë në disa evente krah njëri-tjetrit, veçanërisht në finalen e meshkujve në US Open, ku aktori i ‘Bones and All’ mbështillte krahët rreth yllit ku më pas dhuruan dhe një puthje.
Edhe pse kanë pak muaj së bashku, thuhet se Kylie është e sigurt se ky është “burri me të cilin dëshiron të jetë” dhe “mund ta shohë veten duke pasur fëmijë me të”.
“Kylie mendon se ata kanë atë që duhet për të qenë çifti më i suksesshëm i Hollivudit i gjeneratës së tyre dhe një fëmijë do t’i ndihmonte vërtet me këtë,” shtoi burimi i brendshëm për revistën “Heat”.


