25 Prill, 2019

Pak muaj pas dasmës, këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë: Duke pritur ende për takimin e parë


Në shtator të vitit 2018, këngëtarja e njohur Nora Nishliu i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi me martesë lidhjen e saj me partnerin, Fiori.

E teksa ende nuk ka kaluar viti i parë si e martuar, Rona ka dhënë një lajm shumë të bukur.

“RTV21” shkruan se në kopertinën e albumit të ri që ka prezantuar, Rona ka bërë një dedikim dhe ka treguar se shumë shpejt do të bëhet nënë.

Madje albumin e saj, këngëtarja ia dedikon pikërisht foshnjës që po pret dhe gjithë fëmijëve të tjerë që duhet të njihen me muzikën tonë kombëtare.

Ndërkohë besohet që Rona të jetë disamuajshe, nisur dhe nga njoftimi që ka bërë si më poshtë:

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, shkruhet në album.

© Panoramaplus.al