7 Shtator, 2020

“Pak e sertë, si mirditorët”- Adrola Dushi pozon me bikini dhe duket shumë seksi


Adrola Dushi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private.

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, modelja u përfol për një lidhje me ish-kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Gashin.

Megjithatë, ajo i hodhi poshtë këto thashetheme duke i quajtur “pjellë e fantazisë” dhe tani është fokusuar tek puna e saj.

Zeshkania seksi realizoi një fotosesion të ri ku duket mjaft joshëse.

Adrola Dushi pozoi e veshur me bikini të zeza e ulur mbi gurë dhe “çmendi” ndjekësit e saj.

“Pak e sertë, si mirditorët,”- shkroi modelja, krahas fotos ku duket mjaft serioze, ndërsa theksoi origjinën e saj.

Ndërsa në një foto tjetër, ajo pozoi në pyll e veshur me të brendshme dhe shkroi: “Miku im Renuar Locaj mendon se jam një Panterë.”

Dhe padyshim që Adrola Dushi është një si një ‘panterë’ e vërtetë.

Ndërkohë pak kohë më parë, modelja e cila ka një djalë nga martesa me Adis Patushin, u përfol se la jetën e vështirë dhe plot sakrifica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bashkëjetuar me të dashurin e ri në Prishtinë.

Pas lajmeve që qarkulluan në mediat rozë, Adrola Dushi zgjodhi të reagojë duke treguar  një herë e mirë si qëndron e vërteta.

Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale, pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori, detyrohem për ta sqaruar një herë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqënëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. 

Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye… Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. 

Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola,”- shkroi ajo në një postim në InstaStory.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al