Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji (1 shtator), duke mirëpritur në jetë vajzën e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Zoi.

Së fundmi, Arbana ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram videon e parë me vogëlushen e saj. Moderatorja shfaqet në video duke e mbajtur Zoin në krah.
“Më në fund gjeta pak paqe”- shkroi prezantuesja krahas videos.
Kujtojmë se vetëm disa ditë pas lindjes, moderatorja duket se i është rikthyer punës. Këtë e bëri të ditur vetë Osmani përmes postimeve në rrjetet socaile.
Krahas një foto në profilin e saj Arbana shkroi: “Rikthim në shkollë (punë)”.

Ajo që vihet re është se moderatorja shfaqet në super-formë edhe pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Arbana ka pozuar e veshur e tëra me të zeza, teksa ka kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njejtës ngjyrë.
Moderatorja ndau më 1 shtator foton e parë me Zoin, teksa bëri edhe një dedikim prekës: “Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”

Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.


