13 Maj, 2019

Pak ditë para konkurrimit, Jonida Maliqi turizëm në Tel Aviv


Kanë mbetur edhe tri ditë nga fillimi i Festivalit Europian të muzikës, i njohur si Eurovision. “Ktheju tokës” është kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria, të cilën do ta interpretojë Jonida Maliqi.

Kjo e fundit duket se ka filluar të ambientohet në shtetin mikpritës, Izraelin, ku edhe po publikon imazhe të ndryshme në rrjetet sociale. Disa të tilla i ka sjellë në llogarinë personale në “Instagram”, teksa në njërën prej tyre shihet se po shijon rrezet e diellit.

“Lëreni detin t’ju çlirojë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare përbri fotografisë, ndërsa duket shumë bukur. Jonida do të këndojë në natën e parë të festivalit, më 14 maj në Tel Aviv, ndërsa Eurovisioni do të zgjasë katër ditë.

Në faqen e Eurovisionit thuhet se në përfundim të performancës së saj në prova, është shfaqur një shqiponjë në ekran. Jonida një kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe veshjes, ndërkohë që vjen në skenë e veshur me një nga veshjet më të përpunuara që kemi parë deri më tani këtë vit. Veshja e saj është e zezë, me mëngë të shkurtra, e kombinuar me ngjyrë ari. Detajet mbi veshjet i tregoi stilisti i saj, Ardi Asllani, në intervistën dhënë për “Panorama Plus”.

© Panoramaplus.al