Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon foto e video të përditshmërisë.

Madje ajo nuk ngurron që të postojë edhe të birin, Lian, i cili merr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të mamit.

Së fundmi, Vesa ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon se Lian ka parë prindërit e tij teksa shkëmbenin një puthje.
“Hanger babi mamin, ku e ka hanger?”, e pyet Vesa të birin, i cili i përgjigjet: “Te goja”.
Më pas këngëtarja e pyet se si e ka ngrënë te goja, dhe Lian me duar dhe mimikë tregon se si u puthën prindërit.
© Panoramaplus.al
