Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura në vendin tonë dhe jo vetëm. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës.

Së fundmi, Oriola ka publikuar disa fotografi ku ka zbuluar se ka qenë në Vlorë, ku ka mundur të shijojë perëndimin e mrekullueshëm të jugut.

Modelja seksi ka pozuar në bregdet, e duke qenë se ngjyrat e perëndimit janë aq të bukura, fotografitë nuk kanë pasur nevojë për asnjë filtër.

Marashi ka publikuar disa foto në “Instastory”, ku ajo vihet re se është pa pikë make-up dhe se nuk ka përdorur asnjë filtër që të modifikojë imazhet.

Ndërkohë kujtojmë se Oriola sapo vjen nga një hap i madh në karrierën e saj si modele. Dy javë më parë, ajo sfiloi në shfaqjen e markës “Guess” në Spanjë.



