4 Tetor, 2018

Pa fjalë! Ja pamjet e bukura brenda shtëpisë ku po pushojnë Albani dhe Miriami (VIDEO)


Dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Canaj, kanë vendosur që pushimet e vonuara t’i bëjnë në një prej plazheve më të bukura, në Maldive.

Teksa një ditë më parë Miriami u uroi “mirëmëngjesi” fansave të saj nëpërmjet një fotografie me një pamje të bukur, ku ajo shfaqej me bikini, sot ajo na ka lënë me gojëhapur nga dhoma e tyre e shtëpizës ku po qëndrojnë.

Këngëtarja ka postuar një video në “Instastroy”, ku shihet se shtëpiza e ndërtuar mbi ujë ka një vaskë dhe shezlonge në ballkon, ndërsa brenda saj një hapësirë prej xhami të mundëson pamjen për në ujë.


Ndërkohë Albani ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” dy foto, në njërën shfaqet së bashku me Miriamin, ndërsa në tjetrën vetëm.

“Pushime te merituara sidomos per mamin e Amelise ❤”, shkruan Albani bashkëngjitur me fotot.

Pas një periudhe të ngjeshur me koncerte gjatë verës, tetori duket se është muaji kur çifti po shijon plazhin.

© Panoramaplus.al