23 Qershor, 2023

“Pa fjalë”/ Fansja e fiksuar pas Luizit, bën tatuazh një ndër shprehjet që këngëtari përdorte në ‘Big Brother Vip” (Foto)


Fituesi i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli pas pjesmarrjes në këtë spektalël është kthyer në një ndër personazhet më të dashur nga publiku.

Batutat dhe loja që ai bënte brenda këtij reality show bëri për vete një publik të gjerë, duke e shndërruar atë në fenomenin e të gjithë “Big Brother”-ave.

Mirëpo së fundmi një fanse e këngëtarit ka bërë në dorë një tatuazh ku ka shkruar një ndër fjalitë që ai përmendte më shumë brenda shtëpisë: “A e dini se si më dukeni mua ju? Çapaçuls.”

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, teksa e ka postuar foton në InstaStory, ndërsa krahsa saj ka shkruar: “Pa fjalë…”, mesa duket ai ka ngelur i habitur nga veprimi i fanses.

Kujtojmë që kjo nuk ëhstë hera e parë që fansat bëjnë një veprim ndaj Luizit, pasi edhe disa muaj më parë një tjetër tifoz i këngëtarit shkodran ka bërë tatuazh në gjoks portretin e tij teksa poshtë tij ka pas shkruar: ‘Luiz Luani’, duke iu referuar shprehjes që ai përdorte në “BBV”.

 

© Panoramaplus.al