
Prej më shumë se 4 vitesh në një marrëdhënie, Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë një marrëdhënie aq të konsoliduar, sa që jo vetëm bashkëjetojnë, por janë bërë partnerë edhe në skenë.
Olsi do të jetë protagonist i një filmi me emrin “Policë për kokë” përkrah Nik Xhelilajt, ku do të ketë rolin e Xhinos, një polic naiv që nuk e njeh shumë profesionin dhe do të jetë një “problem” për kolegun, Maksin.
“Jo, po pse ta marr në film, o njëri o tjetri pra. S’rrinë dy alfa në një film se dy alfa në një këngë rrinë. Po pse ta shfrytëzojmë direkt që tani? Sa ulemi bashkë, vetëm për filmin nuk flasim. Seriozisht, sa herë mbaroj regjistrimin që shkoj të takohemi te shtëpia, kemi 3-4 orë gjithë skenat dhe ajo gjithmonë në fund ka një llaf të vetin, “po mos ma trego se e mora vesh”.-tha ai në një intervistë për “Jo vetëm modë”.
Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teka aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.

Pak muaj më parë Olsi festoi ditëlindjen e tij të 24 -të dhe festa bëri bashkë VIP-a të ndryshëm. Video e foto të shumta qarkulluan në rrjetet sociale pjesa më e madhe e të cilave kishin protagonistë komedianin dhe partneren e tij. Ajo që ra në sy ishte barku i rrumbullakosur i kësaj të fundit. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale barku i saj duket pak më i madh me sa jemi mësuar ta shohim në fotot dhe videot e shumta që publikon në rrjetet sociale. (KLIKO)
“Në fakt kisha njëfarë emocioni se po më shkruanin njerëzit mesazhi se qarkulloi lajmi. Pata një lloj emocioni, me thënë të drejtën u kënaqa. I thashë Eglit: “Ta bëjmë një ne? Jemi që jemi?” Kur festova 24-vjetorin qarkulloi shumë në rrjet se isha shtatzënë, por në fakt nuk jam.”- tha ai duke qeshur.


