25 Gusht, 2023

“Ose është i pasur, ose e ka…”/ Pasi Jori konfirmoi lidhjen me Fred De Palma-,n, italianët e ironizojnë. Reagon reperi


Modelja Jori Delli është ndër personazhet  ‘Vip’ më të përfolur pas daljes nga ‘Big Brother 2’, kjo edhe për faktin në lidhje me jetën personale të saj.

Jori pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen me reperin Fred De Palma, pasi ishte ky i fundit fillimisht i cili postoi foto në ‘Instagram’ duke u puthur me një vajzë, por pa i zbuluar portretin dhe menjëherë ndjekësit e identifikuan si ish-banoren BBV.

Pas konfirmimit të lidhjes, ata kanë nisur së bashku pushimet e tyre si çift.

E teksa tashmë në rrjetet sociale nuk mungojnë fotot romantike të çiftit, ku kanë pasur komente nga më të shumta pozitive, nuk kanë munguar dhe ato negativet.

Disa ndjekës italian kanë komentuar në një nga fotot e çiftit në lidhje me reperin.

“Si e “bën” një djalë me një tatuazh palme në fytyrën e tij është një mister”, shkruan një komentues, ndërsa dikush tjetër shton:

“O è ricco o è rocco” (Ose është i pasur ose e ka të madh).

Mirëpo këto komente duket se i kanë rënë në sy Fred De Palmës i cili i ka dhënë përgjigjen epike:

“Ose të dyja”.

© Panoramaplus.al