Artistja shqiptare, Ornela Vorpsi, ka qenë së fundmi në një event të organizuar nga ambasada italiane në Francë.

Vorpsi ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në “Facebook”, ku shfaqet krah disa femrave të njohura të ekranit, si Ulpiana Lama dhe Blerta Zhegu.

Ornela gjithashtu ka postuar edhe një fotografi me aktoren e famshme italiane, Monica Belluci.

“Tematika në festen e Italisë, një vend mik. Me gra artiste, ambasadore të jashtëzakonshme të vendeve të tyre në Francë”, ka shkruar Vorpsi bashkëngjitur me fotot e publikuara në rrjetet sociale.




