Ajo është një ndër modelet më seksi dhe provokuese shqiptare. Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e cila së fundmi ka vendosur që të tregojë edhe anën e saj të keqe.

Në “Instastory”, modelja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një veshje ngjyrë të kuqe dhe material lëkure.

Kjo veshje e ka bërë Marashin të duket më provokuese dhe sensuale. Ajo ka zgjedhur streçe me dizajnët e lëkurës së gjarprit, çizme të gjata lëkure, kanotiere me lidhje dhe një shall pelushi, të gjitha me nuancat e së kuqes.

Gjithashtu Oriola ka vendosur që me këto fotografi të përcjellë edhe një mesazh. “Gjithmonë do të shkel, numri 2”, shkruan ajo në fotot e publikuara në “Instastory”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
