Elvana Gjata është rikthyer në rrjetet sociale pas disa kohësh “zhdukje” nga Instagram.
Këngëtarja postoi foto ku shfaqet majë një shkëmbi e veshur me të bardha.
Fotot nxitën thashethemet se ajo do rikthehet me një projekt të ri muzikor, megjithatë Elvana Gjata nuk i ka shoqëruar me asnjë koment imazhet.
Ndërkohë në sy ra komenti i modeles Oriola Marashi, e cila i kërkon këngëtares të rikthehet së shpejti me një projekt.
Madje modelja i bën thirrje ndjekësve që të nënshkruajnë një peticion që Elvana Gjata të publikojë këngë të reja.
“Peticioni ‘të bëhemi 1.000.000 veta që Elvana Gjata të nxjerrë hitin e verës’ link in my bio ?”– shkroi Oriola Marashi.
Ndërkohë presim që Elvana Gjata të na zbulojë se çfarë fshihet pas “zhdukjes” së saj dhe nëse do kemi së shpejti një këngë të re nga ajo.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al


















