27 Shkurt, 2022

Oriola Marashi pajtohet me Noizyn pas ndarjes nga i dashuri xheloz! Roli Eros Grezdës në prishjen e marrëdhënies mes tyre dhe si ndikoi miku i reperit për t’i ribashkuar


Oriola Marashi dhe Noizy kanë rikuperuar marrëdhënien e tyre. Dy ish-miqtë shkëputën çdo kontakt vite më parë, kur modelja u largua nga labeli “OTR”.

oriola marashi noizy (2)

Por duket se muajt e fundit është vënë re edhe një afrimitet mes Oriolës dhe Noizyt. Madje tashmë ata as nuk i kursejnë batutat me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

oriola marashi (1)

Së fundi ajo ka postuar një foto në ‘Instagram’ e veshur me bikini ku dukej mjaft provokuese si gjithmonë.

oriola marashi (7)

“Zbrita sot në tokë të shoh se si jetojnë qeniet njerëzore!”- shkruan ajo në foto. Ndër shumë komente nga fansa të modeles ajo që u vu re ishte komenti ngacmues i reperit Noizy.

oriola marashi noizy3

“Kështu visheni ju në mars? Më merr me vete,” -shkruan ai. Ky është vetëm sinjali i fundit që tregon se tashmë dy personazhet kanë marrëdhënien që kishin dikur si miq të mirë.

oriola marashi noizy2

Miqësia mes reperit dhe modeles Oriola Marashi ka pasur zënka dhe pajtime të herë pas hershme pasi para disa vitesh ata paralajmëruan një bashkëpunim muzikor duke qenë se Oriola u bë pjesë e grupit të Noizy-t (OTR) megjithatë kënga nuk u publikua kurrë, pas kësaj ata nuk ishin miq më në ‘Instagram’ dhe u dyshua se nuk flisnin më me njëri- tjetrin.

oriola marashi noizy

Tashmë duket se i kanë rregulluar marrëdhëniet dhe vazhdojnë të ndiqen në ‘Instagram’ dhe herë pas here shkëmbejnë komente. Bëhet me dije se miqtë e përbashkët kanë ndikuar që Noizy dhe modelja të ripajtohen.

oriola marashi (6)

Reperi Varrosi ka pasur një marrëdhënie të mirë me modelen dhe që vitin e shkuar, ka tentuar pajtimin mes mikut të tij më të mirë dhe modeles. Në atë kohë Ori ishte e lidhur me Eros Grezdën, i cili ishte xheloz për partneren e tij.

eros grezda oriola marashi (7)

Kjo ishte arsyeja pse modelja vendosi të qëndrojë larg djemve të OTR, duke u përqendruar tek marrëdhënia e saj. Por me përfundimin e kësaj lidhjeje, ajo vendosi që t’i rikthehej miqësive të vjetra. Këtë herë roli i Varrosit ka qenë vendimtar për të pajtuar edhe njëherë dy artistët që vite më parë kanë lënë projekte përgjysmë.

oriola marashi noizy varrosi2

Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky ribashkim do të pasqyrohet edhe në muzikë. Kujtojmë se Oriola Marashi vite më parë vendosi të bëhej pjesë e muzikës, duke qenë se edhe ka studiuar për kanto, por fama si modele ishte më e madhe dhe e devijoi nga rruga e saj. Nga ana tjetër ndikoi edhe prishja e marrëdhënieve me Noizyn, që kishin bashkë gati disa këngë.

oriola-marashioriola marashi noizy4oriola marashi (2)oriola marashi (3)oriola marashi (4)oriola marashi (5)oriola marashi (7)oriola marashi (8)oriola marashi (8)oriola marashi (7)oriola marashi (2)oriola marashi (12)oriola marashi (11)oriola marashi (7)oriola marashi (1)oriola marashi (11)oriola marashi (6)oriola marashi (3)oriola marashi (5)oriola marashi (1)oriola marashi (8)oriola marashi (6)oriola marashi (2)oriola marashi (4)

© Panoramaplus.al