25 Prill, 2019

Oriola Marashi ka të njëjtin problem si Alketa Vejsiu: Ne vajzat me shalë të… (FOTO)


Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, mundohet që t’ju kthejë përgjigje të drejtpërdrejta të gjithë atyre ndjekësve që e kritikojnë në postimet e saj në “Instagram”.

Së fundmi, Alketa ka zbuluar se ndodhet me pushime dhe ka publikuar një fotografi me pamje detin dhe qiellin, ku ekspozon këmbët elegante.

Por mesa duket kjo pozë nuk u ka pëlqyer disa prej fansave të saj. Një ndjekëse mendon se moderatorja nuk ka bërë mirë që ka ekspozuar këmbët, ndërsa një tjetër e akuzon për “photoshop”.

” Ça të themi? Një prezantuesje serioze si shkon kjo veshje apo bravo ke gjithë ato shalë?”, i shkruan një ndjekëse, së cilës Alketa i kthen përgjigje menjëherë: “Aman vetëm ti mos u mërzit. Unë në plazh do shkoj me golf ose triko leshi dhe me pantallona skish. Vetëm ti të jesh e lumtur”.

“Se kuptoj pse e zgjat veten me Photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe … as e shkurtër nuk je por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo”, i shkruan një tjetër.

“Do t’i shkurtoj herës tjetër! Do dal pa këmbë fare në foto.? Në jetë s’kam ç’t’i bëj. I kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka?”, i përgjigjet moderatorja e njohur.

Por në ndihmë i ka ardhur modelja seksi, Oriola Marashi, e cila ka treguar se këtë problem e paskan të gjitha vajzat e gjata.

“Të njëjtin hall kemi në vajzat me shalët e gjata”, i shkruan modelja duke treguar se ka hasur mjaft kritika për përdorimin e “photoshop”-it.

© Panoramaplus.al