9 Mars, 2019

Oriola Marashi bën revolucion në Ditën e Gruas, paradë me të brendshme për të çmendur burrat (FOTO)


Një vit më parë modelja seksi Oriola Marashi uroi nënën e saj për 8 Mars, shoqëruar me një thirrje për të gjitha femrat.

Duke lënë pas fotot provokuese, ajo i dedikoi nënës së saj një postim emocionues në Ditën e Gruas. Oriola Marashi ka treguar më parë se ka një lidhje të ngushtë me mamanë e saj Xhoi Jakaj, e cila nuk është aspak e panjohur për publikun, Xhoi Jakaj.

“Nëna ime. Nëna ime e dashur, sa shumë që të dua! Faleminderit për gruan që je, jam e lumtur që jam vajza jote! Gëzuar 8 Marsin të gjithë femrave shqiptare! Dëshira ime është që këtë vit ta suportojë më shumë femra femrën dhe të kemi lirinë e të menduarit dhe vepruarit njësoj si gjinia tjetër”, shkruante Oriola në postimin dedikuar nënës së saj.

Por duket se brenda një viti gjërat kanë ndryshuar në mënyrën si ajo e feston këtë ditë dedikuar gruas. Gjatë ditë së djeshme ajo ka bërë revolucionin e saj në këtë ditë, duke postuar një video ku shfaqet me të brendshmë seksi, në një “paradë” personale, ku sheh nga kamera. Ajo ka vendosur të postojë këtë video ku ekspozon format e saj, pikërisht në 8 Mars për të dhënë mesazhin se femra duhet të bëjë atë që e bën të ndjehet e lirë, pa e vrarë mendjen për paragjykimet.

“Sezoni i punës sapo ka filluar/ Gati? Është koha e show-t”, shkruan ajo poshtë videos, ku zbulon se është pa make up, dhe se pe punon me Endrit Mërtirin. Nuk është hera e parë që Oriola Marashi poston foto apo video ekzibixioniste të kësaj natyre.

Nuk dihet për çfarë projekti po punon, pas lajmeve se ajo tashmë është pajtuar me reperin Noizy, i cili e bëri pjesë të OTR, si një nga femrat e rralla të grupit muzikor. E diplomuar për soprano në Universitetin e Arteve, Oriola deklaroi: “Unë kam një të dashur që quhet muzikë, dhe së shpejti do të bëhemi me fëmijë”.

Ndaj presim se cili do të jetë projekti i parë i saj. Kujtojmë që me veshjen e kuqe, linjat e bukura dhe shtatlartësinë, sopranoja dhe modelja 22-vjeçare pozonte para një viti mes reperave të famshëm të grupit “OTR”, Noizyt dhe Varrosit. “Game over, o bish”, shkruante ajo poshtë fotos me dy djemtë e famshëm, duke njoftuar kështu përfundimin e klipit të parë me grupin “OTR”, që i jepte përgjigje pikëpyetjes se cila do të ishte këngëtarja femër e përzgjedhur nga Noizy si pjesë e grupit të tyre.

Kjo foto erdhi pas deklaratës së Noizyt se po e përgatiste Oriolën në studion e tij si këngëtaren e ardhshme. Ndërkohë, brenda një kohe të shkurtër, Oriola ka arritur t’u bëjë përshtypje kompanive të ndryshme në Shqipëri e vende të botës, të cilat e paguajnë për postimet në këmbim të reklamës, që ajo u bën veshjeve apo produkteve të tyre në “Instagram”.

Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano. Në një nga intervistat e fundit, ka rrëfyer se ka gati një dekadë vite që merret me muzikë e që u përkushtohet notave që nga Liceu Artistik e në Universitetin e Arteve.

Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Origjina e saj është nga Puka, ndërsa ka pohuar se vjen nga një familje me ekonomi të mirë, në të cilën s’i ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë duke i mësuar asaj dhe motrës Xhulia që duhet të punojmë për të fituar ato ç’ka kërkojnë në jetë.

Para pak kohësh e pamë në një projekt ndërkombëtar muzikor, ku ajo mori pjesë si figurante. Në klipin e këngëtarit me famë botërore Jonas Blue, realizuar në jug të Shqipërisë me titull “Mama”, ajo u përzgjodh pasi kishte rënë në sy në fotot artistike të realizuara nga Endrit Mërtiri. Le të shohim projektin që po realizon Oriola, si vajza seksi dhe rebele njëkohësisht.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al