Modelja e njohur Oriola Marashi është padyshim një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Oriola është mjaft aktive në “Instagram”, ku postimet e saj tërheqin vëmendjen e të gjithëve duke qenë se shpeshherë janë provokuese dhe sensuale.

Por së fundmi, nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” ajo i ka uruar ditëlindjen mikut të saj më të mirë, Endrit Mertirit.

“Shokë të ngushtë përjetë. Gëzuar ditëlindjen shoku im që prej ditës së parë, të dua përjetë. Të kesh një shok të vërtetë është gjëja më e mirë që një person mund të ketë. Jam e lumtur përsa kohë të kam pranë meje. Gjithmonë bashkë”, shkruan modelja e njohur në postimet e saj të ndryshme.










Panorama Plus
© Panoramaplus.al
